11.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

Gjykata merr vendimin për aktorin e njohur turk pasi u rrah me të dashurën

Aktori i famshëm turk Ozan Guven, i njohur nga roli i Rustem Pashait në serialin “Sulejmani i madhërishëm”, ditët e fundit është bërë pjesë e mediave pas skandalit me partneren e tij.

Mediat turke kanë raportuar se Ozan Guven dhe e dashura e tij, Deniz janë rrahur pas një sherri.

Të dy ata kanë denoncuar njëri-tjetrin për dhunë dhe kanë publikuar fotot ku shfaqen me sy të nxirë e me shenja në fytyrë e në trup.

Thuhet se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e aktorit në Stamboll pas një sherri mes tyre.

Aktori e akuzoi të dashurën se e ka kërcënuar duke i thënë se do ja shkatërrojë karrierën.

Ndërsa ajo e denoncoi Ozan Guven se ka ushtruar dhunë pasi e kundërshtoi për sjelljen e tij të papërshtatshme.

Gjykata ka dhënë vendimin për aktorin i cili për 2 muaj nuk mund t’i afrohet të dashurës së tij.

Ozan Guven e ka kundërshtuar vendimin duke treguar edhe fotot ku sipas tij është goditur nga e dashura.

Mirëpo gjykata ka refuzuar rishikimin e vendimit duke deklaruar se vendimi për aktorin është marrë në bazë të ligjit.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat