Opinionisti i njohur shqiptar, i njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë, Olti Curri sapo i tha disa të vërteta ashtu si i mendon lidhur me artistët dhe këngëtarët shqiptarë.
Nuk e dimë me kë e ka konkretisht Olti por me siguri mund ta ketë me disa artistë në përgjithësi pasi sezoni veror gjithmonë sjell projekte të reja dhe mund të themi se të gjithë këngëtarë e aktorë kanë publikuar nga një “hit”.
Ja statusi i plotë i Oltit:
“Mos genjeni veten dhe thelloni injorancen muzikore te publikut duke deklaruar se keni nxjerre nje “Hit te ri”. 99.99% e kengetareve ose vetshpallurve kengetare kane nxjerr ne treg te njejten kenge qe jane copy paste me kenge qe vazhdojne te nxjerrin prej shume vitesh ku ndryshon vetem teksti. Rryma e kengeve eshte gjithmone regaton (stil muzikor qe ka dale qe ne 1990 ne Porto Rico) dhe me pas u perhap ne mbare boten dhe nuk kane asgje te re. Do ishte me e ndershme te thonin ” Seri e re e te njejtes telenovele” ku aktoret, vendet dhe regjia eshte e njejte ndryshon vetem skenari (teksti).
Kur te beni vertete Hite te reja na njoftoni…po sa per regaton jo flm, nuk e degjojme nga ju, se nuk ka vdek akoma Maluma me shoke e shoqe…”
https://www.instagram.com/p/CCgcUgIl6d7/