Kush janë destinacionet më të preferuara? Ministri Klosi sapo na e zbuloi

ble.jpg

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka zbuluar në emisionin “Pushime on Top” disa nga destinacionet e tij të preferuara.

“Do të jemi me fëmijët në plazhin e Durrësit , që unë e vlerësoj shumë nga potenciali i madh që ka dhe padyshim fundjavat do të vazhdojnë të jenë në jug, tek i pazëvendësueshmi Dhërmi”, është shprehur Klosi.

I pyetur nga moderatori, Flori Gjini se cila ka qenë një nga aventurat që ai ka bërë dhe që mban mend, Klosi tha se:

“dikur i kam ndjekur sportet e aventurës, por tani do të më pëlqente shumë t’i coja fëmijët te Mali i Tomorrit, dhe të bëjmë atë ecjen fantastike. Aroni dhe Ambla janë akoma të vegjël për të ecur disa orë, por unë do të doja që ti coja edhe ne destinacione si Prespa, Valbona, etj”, ka thënë ministri Klosi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303