Qëndruan 2 muaj në orbitë! Astronautët e NASA-s kthehen në Tokë

953AD606-FB51-459E-A432-DE3CE8AE955E_w650_r1_s.jpg

Dy astronautët e NASA-s që udhëtuan për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me mjetin e ri fluturues Crew Dragon të kompanisë SpaceX, u kthyen me sukses në Tokë të dielën, pas një qëndrimi prej dy muajsh në orbitë.

Kapsula me astronautët Bob Behnken dhe Doug Hurley u ul me parashuta në Gjirin e Meksikës, duke i dhënë fund një udhëtimi që shënoi misionin e parë pas nëntë vitesh të NASA-s për dërgimin e astronautëve në stacionin orbital.

Menjëherë pas uljes, Behnken dhe Hurley raportuan se ndiheshin mirë. Drejt kapsulës nxituan motoskafët për të marrë astronautët,

Kapsula e misionit Endeavour u shkëput nga stacioni orbital të shtunën mbrëma për t’u ulur pranë brigjeve të Floridës të dielën pasdite.

 

 

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303