fbpx

OBSH: Koronavirusi mund të mos e ketë origjinën në Wuhan

cb023ecd9723484ca5617ef83df1ecfb_18.jpg

Fakti që rastet e para me Covid-19 u evidentuan në Kinë, nuk do të thotë se sëmundja e pati origjinën atje. Kështu u shpreh eksperti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Mike Ryan, sipas të cilit nevojitet një studim më i zgjeruar epidemiologjik për të kuptuar plotësisht lidhjet mes rasteve.

Deklarata erdhi pak pasi një ekip i OBSH që udhëtoi drejt Kinës, mbylli misionin për identifikimin e origjinës së Covid-19.

“Nevojitet një studim më i zgjeruar epidemiologjik për shqyrtimin e rasteve të para në Wuhan dhe për të kuptuar plotësisht lidhjen mes rasteve të para, e për të përcaktuar se në cilën pikë, në Wuhan apo diku tjetër virusi e kaloi barrierën kafshë-njeri”, tha ai.

Më herët, kreu i OBSH, Tdros Adhanom Gebrejsus, paralajmëroi se pavarësisht shpresave për një vaksinë kundër koronavirusit, mund të mos ketë kurrë një zgjidhje perfekte dhe se rruga drejt normalitetit mund të jetë e gjatë. Organizata përsëriti thirrjen për zbatimin rigoroz ta masave të tilla si mbajtja e maskës, distancimi social e larja e duarve. Gebrejesus i bëri thirrje nënave më fëmijë të vazhdojnë të ushqejnë me gji edhe nëse janë të infektuara me Covid-19. Sipas vlerësimeve të OBSH niveli i vdekshmërisë nga koronavirusi në rang botëror është aktualisht, 0,6%. /CNN

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303