Mjekët italianë përfundojnë misionin në Shqipëri, reagon Manastirliu

WhatsApp-Image-2020-08-13-at-13.04.46-1-675x450.jpeg

Epiki i mjekëve italianë dhe i Mbrojtjes Civile përfunduan sot misionin e tyre në vendin tonë në luftën kundër koronavirusit.

Për këtë arsye, ministrja Ogerta Manastirliu ka një mesazh falënderues për ta.

“Vetëm nëpërmjet solidaritetit dhe veprimeve të unifikuara do të mund t’a fitojmë luftën me virusin e rrezikshëm. Eksperienca juaj në spitalet COVID dhe këshillat konkrete për organizimin spitalor janë të vyera dhe ndihmojnë strategjinë tonë të përgjigjies së sistemit shëndetësor ndaj situatës, me planin e vjeshtë-dimrit që ne kemi përgatitur për të përballuar një rritje të mundshme të numrit të rasteve. Unë jam e bindur se ky mision nuk do të jetë i vetmi por bashkëpunimi ynë do të vijojë edhe në misione të tjera”, tha Manastirliu.

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, z. Fabrizio Bucci tha gjatë takimit se: “Ky është vetëm fillimi dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të vijojë”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303