Donald Trump ankohet se nuk lan dot flokët: Të ndryshohen kokat e dushit!

trumphair2.jpg

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u ankua për presionin e ujit në kokat e dushit, duke treguar se s’mund të lante dot flokët.

Ai u shpreh se flokët e tij duhet të ishin perfekt, ndaj një qeveri e tërë është vënë në lëvizje.

“Pra, për kokat e dushit – ti bën dush, uji nuk del. Dëshiron të lash duart, uji nuk del. Pra, çfarë bën? Sepse flokët e mi – nuk e di për ju – por duhet të jenë të përsosur. Të përsosur.”- u shpreh Trump..

Kështu, pas ankesave të tij, qeveria amerikane ka propozuar të ndryshohet përkufizimi i kokave të dushit në mënyrë që të ketë presion më të lartë uji.

Sipas një ligji të vitit 1992, në SHBA nuk lejohet që në dush të konsumohet më shumë se 9.5l ujë në minutë.

“Nëse presidenti ka nevojë për një dush më të mirë, ne mund ta drejtojmë atë në faqe të shkëlqyera për kujdesin e konsumatorit që të identifikojë një dush më të mirë.

Sinqerisht është marrëzi. Vendi po përballet me probleme serioze. Kemi një pandemi, që do të ketë pasoja afatgjate. Kemi ndryshim të klimës. Kokat e dusheve nuk janë një nga problemet tona.”- u shpreh Andrew deLaski, drejtori ekzekutiv i Appliance Standards Awareness Project, grup për ruajtjen e energjisë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303