Njihuni me ushqimet që shkatërrojnë imunitetin dhe organizmin, çfarë duhet të shmangni

640-0-5f5d059770335.jpg

Kjo periudhë kërkon kujdes të jashtëzakonshëm për forcimin e sistemit. Megjithatë një mënyrë tjetër për të mos rënduar shëndetin është duke shmangur ushqime të cilat rëndojnë sistemin imunitar.

Mishi i kuq
Një studim i Universitetit të Kalifornisë, tregon se mishi i kuq nxit një reagim të rrezikshëm që mund të dobësojë sistemin imunitar. Kjo ndodh si pasojë e sheqernave natyralë tek mishi i kuq të cilat nuk treten dot nga organizmi. Këto sheqerna përmbajnë një sërë rreziqesh përfshirë këtu shfaqjen e tumoreve. Rekomandohet reduktimi i mishit të kuq.

Ushqimet e skuqura
Këto ushqime përmbajnë yndyrna të rrezikshme që rrisin kolesterolin e keq. Të skuqurat nxisin inflamacionin dhe dobësojnë imunitetin. Kufizimi ose heqja dorë plotësisht prej tyre ndihmon në rimëkëmbjen e sistemit natyral  mbrojtës të trupit pavarësisht moshës.

Pijet e gazuara

Pijet e gazuara e shkatërrojnë sistemin imunitar. Këto pije nuk kanë asnjë vlerë ushqimore ndërkohë që sistemi imunitar ka më shumë nevojë për vitaminë A, kalçium dhe magnez. Si të mos mjaftonte kjo, acidi fosforik që gjendet tek këto pije përthith depozitat e kalçiumit dhe magnezit në trup.

Ëmbëlsirat
Disa sheqerna kanë aftësinë të nënshtrojnë sistemin imunitar, sepse sulmojnë qelizat që kanë funksionin e mposhtjes së baktereve. Shkatërrimi i këtyre qelizave vazhdon disa orë pasi keni ngrënë të ëmbla.

Ushqimet e përpunuara
Ushqimet e përpunuara përmbajnë sasi të jashtëzakonshme të karbohidrateve të rafinuara, sheqernave dhe aromatizuesve të fshehur. Edhe drithërat e paketuara dhe buka përmbajnë sheqerna të rrezikshme që dobësojnë sistemin imunitar, Ngrënia e këtyre ushqimeve shkakton irritim kronik në organizëm, dobëson sistemin imunitar dhe e bën trupin një shënjestër të lehtë të disa sëmundjeve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303