Për herë të dytë/Këngëtarja shqiptare do të përfaqësoje Qipron në Eurovision

eleni.jpg

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Eleni Foureira,  pritet të përfaqësojë për herë të dytë Qipron në Eurovision 2021. Të premten në mëngjes, shfaqja “Stin Folia ton Koukou” bëri këtë zbulim të papritur në lidhje me Eurovisionin e radhës.

Gazetari Elisavet Kyritsi njoftoi se Eleni Foureira pranoi një propozim zyrtar nga RIK në mënyrë që të përfaqësonte.

Kjo është hera e parë që RIK propozon zyrtarisht një artist për Eurovision 2021 dhe bëhet e ditur publikisht.

Ndërkohë, të gjithë fansat e këngëtares po presin me plot kureshtje që ajo ta ndezi sërish skenën njëlloj siç bëri me këngën “Fuego”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303