fbpx

“Qershia mbi tortë, pagat e mjekëve dhe infermierëve”. Rama flet edhe për rrogat e mësuesve

kjhk-1.png

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në lidhje me rritjen e pagave për stafin shëndetësorë. Këto deklarata ai i bëri teksa po inspektonte maternitetin e ri të Beratit.

Rama nuk ka dhënë shifër finale se sa do të rriten pagat, por theksoi se qeveria po përpiqet që kjo rritje të arrijë në 40%. Po ashtu ai zbuloi se kjo rritje do të kombinohet bashkë me atë të mësuesve.

”Më në fund u mbyll dhe kjo plagë e madhe që kishte Berati. Janë projekte cilësore me standarde europiane. Ajo që ma ha mendja, qershia mbi tortë janë pagat e mjekëve dhe infermierëve.

Do jetë ndërhyrje e fortë, dhe rritje e konsiderueshme. S’dua të flas për shifrën finale por besoj që do arrijmë në 40%. Faktikisht po e konludojmë këto ditë, se duam ta bëjmë të kombinuar me pagat e mësuesve. Dhe plotësojmë dhe një zotim të mbarë që do të kemi rritje 40% në këtë 4-vjeçar për pagat e mësuesve, duam të arrijmë atje. Sa i përket mjekëve dhe infermierëve aq më tepër në kushtet aktuale, në kushte komplekse. Mos ketë pagë inferiore, në krahasim me pagat në Itali e Gjermani. Aty po ka paga më të larta, por edhe taksa më të larta. Por edhe duke financuar ata që janë atje ku janë. S’ka pse të ketë diferencë mes pagës suaj dhe pagës së bonusit. Do mbetet diferenca. Por ata që jetojnë aty ku banojnë do kenë një pagë shumë më të mirë. S’besoj që jemi më në vrap me kohën, sigurisht që e mira s’ka fund. Të paktën vendosim për një pagë dinjitoze, së paku në krahasim me rajonin.”- tha Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303