Komandanti i “Shqiponjave” rrëfen detaje nga operacioni i rrezikshëm: Për pak do…

enke.jpg

Komandanti i Shqiponjave të Elbasanit, Enkel Xhaferri, ka rrëfyer detaje nga operacioni i djeshëm, ku mbeti i vrarë Lefter Zhidrusi.

 “Për pak do shkoja  të prezantohesha me zotin e madhërishëm. Fatmirësisht ende jo”, shkruan ai, referuar situatës së djeshme ku ekipi i Shqiponjave shkoi i papërgatitur për rrezikshëmërinë që kishte Lefter Zhidru.

Ata pandehën se kishin të bëjnë thjesht me një 71 vjeçar i cili kishte dhunuar gruan por u përballën me një breshëri plumbash.

4 efektivët e Shqiponjave sapo kanë shkuar në derën e shtëpisë të 71 vjeçarit, befasisht në katin e dytë u përballën me plumbat.

Falë aftësive të larta profesionale, 4 specialët e Shqiponjave kanë reaguar menjëherë dhe janë ngjitur në katin e tretë të pallatit, duke iu shpëtuar mrekullisht plumbave.

Më pas, ata kanë kërkuar ndihmën e RENEAS dhe pas 5 orësh negociata, u vendos për ekzekutimin e 71-vjeçarit i cili nuk ndali të shtënat me kallash dhe kishte gati kallëpe të tëra tritoli në ambientet e shtëpisë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303