Sekuestrohen 102 kilogramë heroinë, çifti shqiptar mori shtëpinë me qira dhe e përdorte për…

cift.jpg

Policia greke ka sekustruar 102 kiliogramë heroinë në një apartament në lagjen Stathmos Larisis, shumë pranë qendrës së kryeqytetit helen.

Mësohet se banesa ishte marrë me qira prej dy personave për të cilët thonë se janë një çift, të dyshuar se janë shtetas shqiptarë. Ata e kishin marrë banesën me qira në datën 24 shtator dhe shkonin shumë pak aty.

Pikërisht, kjo ka nxitur  dyshimet e pronarëve të banesës, të cilët kanë raportuar dyshimet e tyre në polici.

Në vazhdim u vërtetua se për marrjen me qira ishin përdorur dokumente të falsifikuara, çka shtoi dyshimet e agjentëve, të cilët pasi e monitoruan për disa  orë atë, ndërhynë duke bërë të mundur sekuestrimin e heroinës.

Prej shenjave të gishtave të marra në banesë, janë gjetur dhe shpallur në kërkim edhe të dyshuarit për këtë trafik. Mësohet se ata janë shtetas shqiptarë, por për momentin ende nuk janë arrestuar dhe nuk bëhen me dije identitetet e tyre.

Kujtojmë se sot në Peloponez u kap një skaf me ngarkesë kanabisi nga autoritet greke, ku në pranga ranë dy persona. Thuhet se droga vinte nga Shqipëria, por ende nuk ka detaje lidhur me poseduesit e saj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303