fbpx

Maskë ose gjobë, Rama tregon kërkesën e tij ndaj policisë së Shtetit

edi-rama-1-2-770x430.png

Teksa prezantoi platformën “Deputeti që duam”, Rama foli dhe për mbajtjen e  maskave kudo. Ai theksoi se s’duhet që të kemi në mendje faktin se do marrim gjobë apo jo.

Jo vetëm kaq, por kryeministri ka bërë me dije edhe një kërkesë ndaj policisë së Shtetit.

“Nuk duhet ta refuzojmë këtë, s’duhet ta bëjmë me idenë që do marrim gjobë, unë i kam kërkuar policisë së shtetit të jetë shumë e vëmendshme dhe vëmendjen e vetme ta ketë duke filluar nga Parlamenti i Shqipërisë, nga institucionet qëndrore, pavarësisht se teorikisht mund të jetë shumë e vështirë që makina ime të ndalohet nga policia, unë e kam mbajtur sot maskën në makinë për arsyen se nuk e mbajmë se do na vënë gjobë, por se duhet mbajtur. Ishim në Gjermani para pak ditësh, nuk pashë maskë asgjëkundi jashtë, ndërkohë që brenda po, ishim në Austri as brenda as jashtë, të gjithë po e vënë tani si brenda e jashtë”, tha Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303