fbpx

Mjekja e njohur ngre alarmin: Kini kujdes nëse ju shfaqen këto shenja….

kujdes.jpg

Mjekja pediatre Valbona Shahini ka deklaruar në një intervistë për Euronews se numri i fëmijëve të prekur nga virusi është shtuar ashtu siç ka ndodhur me gjithë popullatën në tërësi, edhe pse te fëmijët pasojat nuk kanë qenë aq të rënda.

Ajo apeloi se rastet kur fëmija është me temperaturë, nuk duhen neglizhuar asnjëherë. Pediatrja shtoi kollën apo dhimbjen e fytit si simptoma që nuk duhen lënë pa u konsultuar me mjekun.

“Ndonjë shfaqje e lehtë fare që mund të trajtohet si një rrufë e thjeshtë apo si një virozë e thjeshtë mbase kërkon edhe thjesht një këshillim nëpërmjet telefonit, por çdo situatë tjetër kërkon paraqitjen te mjeku pediatër apo mjeku i familjes”, tha Shahini.

Në fjalën e saj Valbona Shahini tha se të vetmet forma me të cilat mund të diferencojmë virusin e zakonshëm apo COVID-19 janë tamponi apo testimet e tjera laboratorike, ndërkohë që nënvizoi se simptomat janë komplet të njëjta.

“Në pjesën më të madhe nuk ka pasur komplikacione te fëmijët. Ka pasur disa raste sigurisht, por kanë qenë të pakta. Janë hospitalizuar, janë trajtuar goxha mirë në spital dhe përfundimet kanë qenë shumë të mira”, u shpreh Shahini.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303