fbpx

Nishani del me paralajmërimin për ndryshimin e madh

nishani-1024x594.jpg

Ish-presidenti Bujar Nishani ka bërë deklaratën e fortë lidhur me zhvillimet e reja politike në vend.

Nishani paralajmëron se ky dallim dramatik mes dy partive më të mëdha në vend është veç fillimi i një ndryshimi të madh.

“Çfarë dallimi i madh midis dy modeleve !

Partia Demokratike nga njëra anë, modeli i së cilës diskutohet në publik për zgjedhjen e përfaqësuesve të saj me një proçes real, serioz e ku marrin pjesë të gjithë, ku lideri delegon pushtet nga i veti tek aktorë të tjerë, përfshi dhe antarësinë ;

E nga ana, tjetër modeli i rilindsave, modeli i të cilëve diskutohet në publik për vjedhje, korrupsion, grabitje, inceneratorë, tendera, mafie, kanabis, përzgjedhur për në Parlament e Bashki, trafikantë, përdhunues, falcifikatorë e injorantë.

Dallim dramatik dhe është veç fillimi i një ndryshimi të madh !

#TëRingremëShqipërinë”, shkruan Nishani.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303