fbpx

Teksa kujtohet tërmeti tragjik, Rama dhe Ahmetaj nuk ndodhen në Shqipëri, udhëtojnë drejt…

Ahmetaj-Rama.jpg

Teksa sot kujtohet tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, kryeministri i vendit, Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj nuk ndodhen në Shqipëri. Mediat raportojnë se ata kanë udhëtuar drejt Dubait.

Ende nuk dihet arsyeja se përse Rama dhe Ahmetaj kanë bërë këtë udhëtim sot. Mendohet se ky udhëtim mund të ketë të bëjë me ndihmën që Emiratet e Bashkuara i dhanë vendit tonë për tërmetin tragjik.

Ndërkohë, në punimet e Kuvendit sot, Rama është thirrur për interpelancë nga deputetët e opozitës. Në vendin e tij sot do të flasë ministrja Manastirliu.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303