Ups! Në intervistën e vjetër të autores së “Për’Puthen” shfaqet Atdheu me Einxhel Shkirën

einxhel-olsa-atdheu.jpg

Pa dyshim se emisioni “Për’Puthen” në Top Channel është një ndër emisionet më të ndjekura dhe më të komentuara.

Sigurisht që pas një audience të tillë fshihen edhe majft kritikë nga ana e publikut të cilët dyshojnë se mund të jetë vërtet një reality show.

Pjesmarrja e një konkurrenti të ri të quajtur Atdhe i ka futur të gjithë ndjekësit e emisionit në kërkime.

Pas lajmit se konkurenti i ri njihej me parë me konkurentët e tjerë u hodh poshtë pasi u tha se emisioni  që pamë dy ditë më parë në “Për’puthen” ishte xhiruar ditën e shtunë.

Pikërisht atë ditë u prezantua konnkurrenti i ri, Atdheu, i cili iu bashkua stafit dhe konkurrentëve në darkën e organizuar pas emisionit.

Për këtë arsye, 27-vjeçari ishte i pranishëm në fotot e videot e shumta nga darka e “Për’Puthen” që qarkulloi në rrjet.

Por duket se në dritë ka dalë një intervistë e cila i përket vitit 2016 nga autorja e emisionit Olsa Muhameti e cila ishte pjesë e emsionit veror në  ABC News.

Në intervistë shfaqet Olsa e cila interviston moderatoren simpatike Einxhel Shkira dhe luan rolin e Kupid-it .

Gjatë emisionit në horizont shfaqet pikërisht konkurenti i ri i “Për’Puthen”, Atdheu.

Olsa e fton Atdheun për ta njohur në këtë rast me Einxhel.

Për më tepër ndiqni videon dhe gjykojeni vetë!

 

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303