Rama s’i ndahet basketbollit, “ngacmon” Ndreun: O Pjerin s’ke top, apo vetëm bilbil se ke qenë polic

Screenshot_39-2.png

Kreu i qeverisë Edi Rama bashkë me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu panë nga afër ambientet e rikonstruktuara të shkollës së mesme të Bashkuar “Llesh Nik Daka”.

“Lezhë – Në shkollën e rilindur “Llesh Nik Daka”, nga projekti 3D në një realitet mbresëlënës, gati për të pritur 535 nxënës dhe mësuesit e tyre, ku e ku më e bukur e më e fortë dhe me kushte optimale sipas standardeve europiane, njësoj si në shkollat e Bashkimit Europian”, shkruan Rama.

Gjatë vizitës Rama shkëmbeu batuta me ministrin Ahmetaj si dhe kryebashkiakun Ndreu. Ahmetaj kujtoi episodin e një dite më parë kur bashkë me ministren Spiropali, kreu i qeverisë i sfidoi në basketboll dhe kaq mjaftoi që Rama të “ngacmonte” Ndreun se nuk mban top basketbolli por vetëm bilbil prej profesionit të tij të hershëm.

Rama u prezantua me kryetaren e njësisë administrative duke vlerësuar zbatimin e ultimatumit nga ana e Ndreut për vendosjen e grave në postet drejtuese.

 

Pjesë nga biseda

Edi Rama: Na keni nderuar me shpejtësinë dhe cilësinë

Arben Ahmetaj: Janë rreth 550 nxënës. Një nga shkollat më të mëdha

Edi Rama: Me sistem ngrohje

Arben Ahmetaj: Po po, me sistem kamerash

Edi Rama: Palestra është në krahun tjetër.

Arben Ahmetaj: Po po nuk kanë top basketbolli

Edi Rama: Ç’na gjeti. O Pjerin s’ke top mo Pjerin apo vetëm bilbil ke ti se ke qenë polic. Ëaë sa e bukur (për palestrën).

Kryetarja e Njësisë: Faleminderit si një ish-mësuese që ka punuar dy vite shumë të vështira

Arben Ahmetaj: Është kryetarja e njësisë.

Edi Rama: I kam thënë Pjerini vër gratë kryetare njësish

Pjerin Ndreu: E kam mbajtur fjalën.

 

 

 

 

 

 

 

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303