22.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Operimi i 15-vjeçarit, rikuperohet shëndeti i Musait

Historia e Musa Baculit dihet nga të gjithë tanimë. 15-vjeçari u gjet i mbytur në lumë, por me ndihmën e dëshmitarëve arriti të mbijetonte, pavarësisht se mbeti i paralizuar.

Historia e tij në emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët’ preku zemrat e të gjithë, ku pati kontribute të shumta nga vendasit, por edhe shqiptarët që jetojnë jashtë.

Shuma e caktuar për operacionin u arrit, ku Musai mori shërbimin mjekësor në Xhenova të Italisë. Një lajm shumë i bukur është mësuar ditën e sotme, ku thuhet se gjendja e Musait është përmirësuar dhe djaloshi ka filluar të flasë.

Ai dhe nëna e tij falënderojnë të gjithë shqiptarët për ndihmën dhe kontributin e tyre. /real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat