21.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Kriza politike, delegacioni i PE ‘zbarkon’ në Tiranë

Ngërçi politik ku është futur vendi pasi opozita vendosi të djegë mandatet e deputetëve do të sjellë në Tiranë një delegacion të komisionit të jashtëm në Parlamentin Europian.

Mësohet se delegacioni i deputetëve europianë pritet të mbërrijë në Shqipëri pasditen e 27 shkurtit.

Deputetët e PE do të zhvillojnë takime me figurat kryesore politike në vend për të pasur një panoramë më të qartë të situatë politike në vend.

Po ashtu, mësohet se delegacioni i komisionit të jashtëm në Parlamentin Europian do të ketë një deklaratë të përbashkët për mediat në përfundim të vizitës zyrtare në Tiranë.

Një ditë më parë, opozita e bashkuar dorëzoi mandatet parlamentare, ndërsa njoftoi protesta në të gjithë vendin kundër qeverisë.

Për herë të parë në 30 vite pluralizëm në Shqipëri, partitë opozitare morën një vendim të paprecedentë, atë të djegies së mandateve.

Opozita kërkon një qeveri tranzitore zhvillimin e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe vendore në një ditë si dhe plotësimin e krejt kritereve për në BE që të pranohet Shqipëria si vend kandidat. (real-news.tv)

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat