Njoftimi i tërheqjes nga politika, Merkel: Nuk zvogëlon ndikimin tim

Angela Merkel ka deklaruar se ndikimi i saj global nuk do të zvogëlohet për shkak të njoftimit të tërheqjes nga politika në vitin 2021.

64-vjeçarja këmbënguli se nuk do të pengohet në skenën botërore.

“Mendoj se asgjë nuk do të ndryshojë në pozicionin tim negociues sa u përket çështjeve ndërkombëtare. Ndoshta tani unë kam më shumë kohë për t’u përqëndruar në detyrat e mia si udhëheqëse e qeverisë”, shtoi më tej ajo, duke qenë se nuk do të jetë më kryetare partie (e CDU-së) nga muaji dhjetor.

Lër një koment