fbpx

A do e japë dorëheqjen si President? Hashim Thaçi sonte i flet qytetarëve për akuzat

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do t’i drejtohet qytetarëve mbrëmjen e sotme në lidhje me akuzat për 100 vrasje të paligjshme nga Specialja.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai shprehet se mbetet me shpresë të plotë se ditët më të mirë për Kosovën i kemi përpara.

Kujtojmë që Thaçi dhe kryetari i PDK-së Kadri Veselin akuzohen për krime lufte, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Por a do ta japë dorëheqjen ashtu siç bëri edhe Haradinaj? Kjo mbetet për tu parë.