A do e japë Rama dorëheqjen si Zaevi? Deputeti bën paralajmërimin e fortë

Deputeti Lefter Maliqi ka dhënë opinionin e tij lidhur me lajmin se Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, Maliqi bën me dije se Rama nuk do të bëjë të njëjtin veprim pas vendimit negativ për çeljen e negociatave.

“Jep dorëheqjen Kryeministri i Maqedonisë pas vendimit negativ të Brukselit për mos hapjen e negociatave ne BE. Mos shpresoni se do japë dorëheqjen kalorësi dështak i Rilindjes. Edi Mavrija nuk ikën, karrigia e tij është më e shtrenjtë se interesat e popullit, ligësia, babëzia e tij nuk mbaron kurrë. I korruptuari, i paafti, i sëmuri pas pushtetit personal duhet rrëzuar. Duhet vendim i menjëhershëm. Populli, opozita, shoqëria civile, socialistët e shumtë duhet të ngrihen në këmbë”, shkruan Maliqi në Facebook.