fbpx

A do e japësh dorëheqjen? Ilir Meta befason gazetarët, ja ç’thotë

Presidenti Ilir Meta nga konferenca e jashtëzakonshme është pyetur nga gazetarët nëse do e jepte dorëheqjen nga posti që mban për shkak të zhvillimeve politike dhe asaj që ai e quan kapjen nga mazhoranca të sistemit të drejtësisë dhe institucioneve si Gjykata Kushtetuese.

Ai tha se do jetë në detyrën e kreut të shtetit deri me 24 korrik 2022.

“Së pari është përgjegjësia ime ti qëndroj atij betimi që kam bërë me doren në Kushtetutë dhe me zemrën në Kushtetutë deri në datën 24 korrik 2022. Se cfarë bën Kuvendi i Shqiperise e shohin gjithë shqiptarët.

Po të bënte gjëra më të mira, s’do largoheshin nga Shqiperia 8 shqiptare, kur nga Serbia largohet një serb. Zero mundësi që presidenti për shkak të avancimit të grushtit të shtetit të tërhiqet nga detyra e tij si kryetar i shtetit dhe nga detyra e misioni i tij për te mbrojtur kushtetuten”, tha kreu i shtetit.

Lexo edhe: