fbpx

A do garojë në zgjedhje? KQZ vendos për Tom Doshin

1615374872_TomDoshi.jpg

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur regjistrimin e listës shumë emërore të Partisë Social Demokrate, duke i hapur rrugë kështu kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit.

Për Tom Doshin, SHBA foli me emër konkret, ku ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim bëri thirrje që emra si Doshi nuk duhet të jenë në listën e kandidatëve në zgjedhje duke theksuar se “votuesit shqiptarë meritojnë më shumë”. Departamenti Amerikan i Shtetit e vendosi në “listën e zezë” Doshin, duke i ndaluar hyrjen në SHBA.

KQZ edhe më herët ka deklaruar se kërkesës së Ambasadës amerikane për mos lejimin e Tom Doshit që të marrë pjesë në zgjedhje, do t’i përgjigjet në bazë të legjislacionit shqiptar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303