fbpx

A do i kërkosh Metës shpërndarjen e Parlamentit? Basha jep përgjigjen e pabesueshme

Kryedemokrati Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët nëse do t’i kërkonte presidentit të vendit Ilir Meta shpërndarjen e parlamentit.

Kësaj pyetje Basha zgjodhi t’i përgjigjej indirekt duke thënë se mirëpret çdo nismë që shkurton ditët e së keqes dhe sa më shpejt kjo të ndodhë aq më mirë është për qytetarët e vendit.

“Shqetësimi im kryesor do të jetë ai i shqiptarëve dhe në veprim të kësaj s’do të kursejë asnjë thirrje të nevojshme. Po të ishin mbajtur zgjedhjet rruga e keqe do ishte shkurtuar. Sa më shpejt aq më mirë si për të gjithë. Detyrat janë të përcaktuara dhe unë si kryetar i opozitës do ta bëj  deri në fund. E mirëpres dhe përshëndes çdo hap që ia shkurton ditët së keqes”, tha Basha