A do kandidojë për kryebashkiake? Përgjigjet Tabaku

Tabaku-675x450.jpg

Sipas Jorida Tabaku kandidatura e ardhshme e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës do të jetë më e mirë se e Erjon Veliajt. E pyetur nëse do të jetë ajo kandidatja për Tiranën, ajo tha se akoma nuk është diskutuar asnjë kandidaturë.

“Unë nuk e di se kush do jetë kandidatura për Tiranën, por di të them se do të ofrojmë një kanditaturë më të mirë se Erjon Veliaj dhe Ogerta Manastirliu bashkë. Nuk është diskutuar asnjëherë asnjë kandidaturë. Në fund të gjithë do ta marrin vesh”,tha ajo në emisionin “Mbrëmje Ide” në ABC News.

Përsa i përket marrëdhënies së opozitës me parlamentin, Tabaku tha se ajo është e kushtëzuar pasi ka marrë pjesë në komisione. Sipas saj nuk bëhet fjalë për bojkot dhe opozita do të shkojë në parlament kur të merret seriozisht kërkesa për vettingun në politikë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303