fbpx

A do kemi një Dimër pa drita? Kryeministri Rama jep përgjigjen: Bëhuni gati për…

ruru.png

Kryeministri Rama ka dalë sot në një konferencë për media pas mbledhjes së jashtëzakonshme te qeverisë ku është pyetur nga një prej gazetarëve nëse do të kemi një dimër pa drita.

Rama theksoi se nëse do të ishin para këtij fakti, atëherë do t’i kishte rënë shkurt.

Ai tha para gazetarëve se qeveria po mundohet se si të shpëtojë konsumatorët nga furtuna.

“Nëse do të ishte dimër pa drita do i kishim rënë shkurt; bëhuni gati. Lajmet vetëm në orën 3 dhe në 7 errësirë dhe s’do të diskutonim këtu. Po diskutojmë që të mbrojmë konsumatorët që të mbrohen nga furtuna. Mbyllja e dritave do të ishte kollaj fare. S’po kërkoj që dikush të më qajë hallin mua, por po kërkoj që të vendoseni në vend të shtëpisë së madhe. Sot Britania e Madhe po kërkon një plan kufizimesh. 40% e ka rritur çmimin Italia në faturë. Kryeministri italian tha; ky nuk është çmimi real, një pjesë e subvencionin shteti.

I keni njerëzit në Itali, pyetemi se sa të lumtur janë me rrogat dhe pensionet dhe çmimet. S’ka ndodhur në Shqipëri, në Tiranë që të hapen pika për të marrë bukë falas. Ka ndodhur në Milano. Radhë të tëra për të marrë bukë falas. Bukë! Mos të harrojmë dhe një gjë tjetër. Një pjese e madhe dhe kryesisht ata që qahen më shumë, janë ata që kanë më shumë të ardhura se sa tregojnë. Mos ta harrojmë dhe këtë. Nëse i besojmë të ardhurave të deklaruara, shumëçka nuk do të shkonte si shkon. Shqipëria ka sasinë më të lartë të kursimeve, depozitave të vogla. S’po flas për depozitat e të pasurve. Ça është kjo? Tregon se gjendja është alarmante apo e qëndrueshme?! Kush i krijon këto eksporte? I krijojmë ne. Ne sportojmë fjalë, ju importoni deklarata dhe i shisni në ekran. Këto duhet të na vendosin në kushtet se ku jemi dhe mos të humbasim toruan. Për sa kohë që jam këtu, s’ka asgjë të mundshme që mund të bëhen për ata që janë në nevojë dhe ne që do e bëjmë. Nëse jo, do kishim rënë në politikat e Vebiut dhe Sudes.”, theksoi ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303