fbpx

A do marrin shpërblim pensionistët? Ja çfarë thotë Rama

edi-rama-tv-1.jpg

Kryeministri Edi Rama dha një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes vjetore të kabinetit qeveritar.

Mes të tjerash Rama u pyet nga gazetarët edhe për shpërblimin ndaj pensionistëve, ndërsa kreu i qeverisë theksoi se për këtë do të ketë një përgjigje konkrete në vijim. Rama tha nesër do të jetë mbledhja e qeverisë, ku do te flitet për këtë çeshtje.

“Nesër kemi mbledhjen e qeverisë do flasim edhe për këte. Cfarë na ka ndodhur na ka bërë më të kujdesshëm do të thosha jo më të frenuar. Ideja ka qenë dhe mbetet që ne të mos cënojmë prioritetet dhe sigurisht pensionitët nuk janë kurrë një kategori që ne mund ta harrojmë. Po nga ana tjetër jemi të kujdeshëm se duka që të jemi të sigurtë 100% që do na duhet ta përballojmë qoftë edhe vetë rindërtimin dhe për këtë do na duhet të presim edhe rezultatet e konferencës së donatorëve dhe të gjithë këtëij procesi agazhimi të partnerëve në mënyrë që të kemi një qartësi sa do jetë barra e përgjithshme dhe sa do jetë barra jonë.Për këtë gjë do komunikojmë në vijim por sigurisht është një pyetje me vend dhe është një shqetësim që unë e kam shumë të qartë”, tha Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303