fbpx

“A do pushosh ti se të nxorra nga shtëpia, Boll!”. Graciano Tagani ‘sherr’ me të ëmën për shkak të Argjirës

argj.jpeg

Blogerja dhe moderatorja Argjira Spanca, ka qenë dje e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku tregoi marrëdhënien e ngushtë që ka me vjehrrën e saj, mamanë e Graciano Taganit.

Argjira tregoi se e konsideron si shoqe të ngushtë mamanë e Gracianos, pasi i thonë gjithçka njëra-tjetrës.

“Pimë kafe çdo ditë. Vjehrra e ka punën përballë shtëpisë time, jemi komshie. Ajo çdo mëngjes që vjen te puna, i them hajde se kam bërë kafen turke, hajde te nusja. Kur shkojmë për të bërë shopping m’i çon të gjitha me rradhë, ta marr këtë, ta marr atë dhe unë i tregoj merre këtë, merre atë. Ka filluar të marrë këshillat e mia. E kam si shoqe të ngushtë, me Ornelën flas çdo gjë, që nga hallet me Gracianon, si nga hallet me shoqet, nga hallet e punës. Ajo e di çdo detaj. Është dashuri, e kam shumë xhan. E dua shumë”, tha ajo.

Argjira tregoi një moment kur vjehrra i kishte dalë në krah, duke i bërtitur Gracianos.

“Tani që po filloj projektin e ri isha shumë e stresuar, por Graciano është kritikuesi im më i madh. Një ditë po më bënte shumë presion “Mos i ngelizho gjërat” dhe unë isha aq e stresuar sa edhe ky nuk më duhej fare. Në atë moment shpërtheu Ornela “Ore a do pushosh ti se të nxorra nga shtëpia! Boll! Mos ma ngacmo gocën se mjaftueshëm është e stresuar””, u shpreh ajo.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303