A do rikthehet Jozefina Topalli në PD? Gazment Bardhi zbulon gjithçka nga Shkodra

or-ti.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se dera e PD për Jozefina Topallin është e hapur, ndërsa thekson se ajo ka qenë një zë me konmtribut në parti. Bardhi ka qenë në Shkodër ditën e sotme, teksa po zhvillohet procesi me strukturat për propozimet për kandidatët për deputetë.

”Pas zhvillimit të mbledhjes së kryesisë javën e shkuar, sot kemi nisur mbledhjet në çdo grup seksion të degës së Shkodrës për të marrë propozimet e anëtarëve mbi kandidatët për deputetë dhe kryetar bashkie. Kjo është faza e parë e një procesi të ri të përzgjedhjes së kandidatëve që ka filluar Partia Demokratike. Më pas do ketë edhe një fazë tjetër ku anëtarësia do të ketë rol domethënës në proces, që është faza e konsultimit të kandidatëve të seleksionuar. Secili anëtar do ketë mundësi që me parimin një anëtar një votë, të zgjedhë përfaqësuesit e vet politikë në nivelin qendor dhe lokal”, tha Bardhi.

Ai bëri thirrje për çdo demokrat i cili ka dhënë kontribut, që të rikthehet në parti pasi është momenti për t’i kthyer mbështetjen demokratëve, mbi të gjitha për Shqipërinë.

”Nëse çdo individ me kontribut në Partinë Demokratike ka objektiv të vetin të kthejë demokratët në pushtet, apo t’i kthejë demokratëve besimin që ka marrë prej tyre ndër vite, sigurisht që e ka më shumë sesa detyrim. Një përfaqësues politik në të shkuarën i PD-së, ka qenë në ato pozicione për shkak të mbështetjes që ka marrë nga demokratët e zakonshëm. Fakti që një individ humbet një pozicion të caktuar përfaqësimi, nuk nënkupton dhe nuk duhet të nënkuptojë në asnjë rast braktisjen e demokratëve. Apeli im dhe thirrja ime është që kushdo ka marrë mbështetje nga demokratët, është momenti t’i kthejë mbështetje demokratëve për Shqipërinë mbi të gjitha por edhe për Partinë Demokratike.”

Bardhi tha se dera e Partisë Demokratike është e hapur për Jozefina Topallin.

”Padiskutim. Zonja Topalli është anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së. Ka qenë për 8 vite kryetare e parlamentit. Është një zë që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në Partinë Demokratike, por ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga demokratët dhe PD.”

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303