fbpx

A do shembet Teatri Kombëtar? Aleanca: Votim monist, sot nuk janë lejuar të afrohen kamerat

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka shpërndarë një njoftim ku thotë se Këshilli Bashkiak do mblidhet nesër për të vendosur për fatin e TK.

Mes të tjerash, Aleanca njofton se sot në sheshin e Teatrit nuk janë lejuar të afrohen mediat.

Mesazhi i Aleancës:

Të dashur artistë, qytetarë, mbështetës të palodhur të çështjes së Teatrit!

Anëtarët e këshillit bashkiak të bashkisë Tiranë kanë marrë këtë njoftim lidhur me mbledhjen e nesërme të këshillit në të cilën në mënyrë elektronike, nga rehatia e shtëpisë së tyre, këta qytetarë të cilët janë pjesë e këshillit jolegjitim sepse të dalë nga zgjedhje krejtësisht të kontestuara, që janë bojkotuar nga mbi 85% e votuesve, nga një votim monist si i periudhës së diktaturës komuniste, pritet të marrin vendim për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Sot në sheshin e Teatrit nuk janë lejuar të afrohen mediat. Kompania që manaxhon rojet private, Illyria Guardian, që është polici në varësi të Ministrisë së Brendshme, ka marrë urdhër që t’i ndalojë ato të afrohen.

Vëmendja dhe angazhimi ynë nuk është kërkuar ndoshta asnjëherë më shumë më parë sesa në këto ditë.

#mbroteatrin
#nejemiteatri
#teatridoterroje