fbpx

A do të botohet libri i Bolton? Çfarë vendosi Gjykata amerikane

bolton.jpg

FILE - In this July 31, 2019 file photo, then National security adviser John Bolton speaks to media at the White House in Washington. Bolton says he's 'prepared to testify' in Senate impeachment trial if subpoenaed (AP Photo/Carolyn Kaster)

Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare në SHBA,  John Bolton mund ta publikojë libirn e tij vendosi një gjykatës, pavarësisht përpjekjeve të administratës Trump për ta bllokuar daljen e tij në treg.

Administrata e presidentit Donald Trump ka shprehur shqetësim se libri i Bolton mund të ketë informacione të klasifikuara.

Vendimi i gjykatësit Royce Lamberth po shihet si fitore për Boltonin, megjithëse Shtëpia e Bardhë është zotuar se do të vazhdojë ta kundërshtojë botimin e librit të ish-këshilltarit për siguri kombëtare.

Gjykatësi megjithatë tha se Bolton nuk kishte marrë leje nga Shtëpia e Bardhë për informacionet e përdora në libër, megjithëse Bolton ka deklaruar se libri do të dërgohet për rishikim nga administrata amerikane.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkruar në Twitter se Bolton “ka shkelur ligjin duke përdorur informacione të klasifikuara. Ai duhet të paguajë çmim të madh për këtë gjë”.

Libri i Boltonit, “Dhoma ku ka ndodhur: Kujtime nga Shtëpia e Bardhë”, pritet të publikohet më 23 qershor. Disa pjesë të librit të Bolton tashmë janë publikuar në disa gazeta.

Trump pati shkarkuar Boltonin, nga pozita e këshilltarit për siguri kombëtare shtatorin e vitit 2019.

Shtëpia botuese, Simon and Schuster, e ka përshkruar përmbajtjen si “libër që Donald Trump nuk dëshiron që ju ta lexoni”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303