A do të kapen grabitësit e Rinasit? Identifikohen dy nga autorët

Grabitja-Rinas-palogo.jpg

Identifikohen dy nga autorët e super grabitjes së miliona eurove në Rinas. Sipas informacioneve të para, dy autorët janë identifikuar dhe ndodhen brenda territorit të Shqipërisaë, ndërsa po mbahen në survejim dhe në ditët në vijim pritet goditja e plotë e grupit kriminal.

Organizatori i grabitjes Admir Murataj u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit pas grabitjes në momentin që po tentonte të largohej bashkë me grupin. Katër personat e tjerë u larguan bashkë me thasët me euro dhe prej datës 9 prill ende nuk ka asnjë gjurmë.

Prokurorët e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese vijon punën intensive për të vendosur para drejtësisë autorët e grabitjes.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303