Vendi sërish në protesta? Sot verdikti i opozitës

protesta-e-pd.jpg

Ashtu siç u paralajmëruar mbrëmjen e djeshme, këtë të martë pritet që opozita të vendosë për formën dhe mënyrën sesi do të protestojë kundër qeverisë, në atë përpjekje që sipas Bashës do të hedhë herët a vonë nga pushteti qeverinë e Edi Ramës.

Pritet që rreth orës 11:00 në selinë blu të mblidhet Kolegji i kryetarëve, një organ i ri statutor i PD-së, i cili do të disktojë mbi formën e protestës. Më tutje në mesditë do të konsolidohet dhe strategjia që do të ndiqet, e cila pasohet me një tjetër mbledhje të demokratëve si partia më e madhe opozitare në vend. Deri në mbrëmje të kësaj të marte, PD përmes kryesisë së saj të re, do të dalë në një konkluzion në lidhje me mënyrën sesi do të protestohet.

Pritet me interes sesi opozita do të zgjedhë të protestojë me qëllim për të rrëzuar qeverinë e Ramës, i cili nga dje është kthyer dhe në kryediplomatin e vendit duke zënë dhe postin e Ministrit të Jashtëm.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303