fbpx

A do të ketë një mbyllje të dytë? Mjeku zbulon skenarët për vendin tonë

koronavirus_ilustracni_web_1.jpg

Shefi i laboratorit të mikrobiologjisë, Andi Koraqi ka folur ditën e sotme rreth pandemisë. Ai tha për “Dita Jonë” se situata po rëndohet dhe shtoi diçka lidhur me një mundësi për rikthim në një karantinë të dytë.

Sipas Koraqit, kjo gjë mund të mendohet vetëm nëse plotësohen të gjitha kapacitetet spitalore.

“Sigurisht që situata po vjen e po rëndohet, por që pritej. Kjo situatë pritej pasi gjatë vjeshtës dhe dimrit virozat respiratore rëndohen. Këtë gjë ka pësuar dhe Sars-Cov-2. Edhe hapja e shkollave pati një impakt në shtimin e numrave, por gjithashtu dhe fillimi i të gjitha aktiviteteve të tjera ekonomike.

Karantinimi total bëhet në bazë të disa parametrave dhe kryesor është ezaurimi i sistemit shëndetësor. Ne shohim që Italia pothuajse i ka ezauruar këto kapacitete spitalore dhe për këtë arsye ka ardhur dhe ky “lockdown”. Franca, Anglia, Gjermani kanë një mbyllje gjithashtu. Te ne kapacitetet nuk janë të ezauruara. Hapëm spitalin Covid 3, kemi dhe spitalin Covid 4 dhe vetëm po u plotësuan këto kapacitete mund të mendohet për një izolim të ri”, u shpreh Andi Koraqi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303