fbpx

A do të ketë një valë të dytë? Flet hapur mjeku Pipero

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero ka folur në lidhje me situatën nga COVID-19 në vendin tonë. Sipas tij, nuk do të ketë një valë të dytë në vendin tonë.

“Ka një pjesë që e mbështesin një valë të dytë, ka një pjesë që nuk e besojnë. Unë nuk e besoj rikthimin e një vale të dytë. Mendoj se edhe nëse do ketë vazhdimësi apo rikthim do të jetë shumë më e butë. Mendoj se nga e gjithë kjo thelbi i suksesit është distanca. Jeta nuk do frenohet më. Nuk do ketë karantinë. Mendoj se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë bie në kontakt dhe fitojnë imunitet. Mundësitë për ta menaxhuar janë të mundshme dhe bëjnë të mundur që dëmi të jetë më i vogël. Ndaj them nuk duhet të jemi të trembur”, tha mjeku për Abc-ja e mëngjesit.