fbpx

A do të ketë shi? Ja parashikimi i motit për sot

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë kushtet e motit në vendin tonë gjatë paradites, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë duke sjellë dhe shira të izoluar. Por pas mesditës kthjellimet do të përfshijnë gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.