A do të ketë zgjedhje të parakohshme këtë vit? Ja si përgjigjet Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një intervistë të dhënë në ABCneës, ka folur për marrëveshjen për kryerjen e reformës zgjedhore. Vasili e cilësoi si një kontribut të madh të dhënë nga opozita.

Vasili tha ndër të tjera se Parlamenti është ilegjitim, dhe se kapja e shtetit nga ana e mazhorancës ka bërë që vendi të jetë në këtë gjendje.

Pyetje: Ka patur takime të mëparshme me përfaqësues të mazhorancës?

Vasili: Ka pasur takime, por jo individuale. Jemi takuar edhe me zotin Gjiknuri edhe zonjën Hajdari.”

Pyetje: Do vazhdoni me kërkesën për rrëzimin e kryeministrit Rama.

Vasili: Është kërkesë e pandryshuar.

Pyetje: Do të ketë zgjedhje të parakohshme këtë vit?

Vasili: Padiskutim që po.