fbpx

A do të shkojë në Vetting Gjin Gjoni?! Ja vendimi i bujshëm i gjyqtarit

1b01be2081d50ed65473fc02c90ce38c_L.jpg

Një prej gjyqtarëve më të përfolur në Shqipëri, gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Gjin Gjoni ka dhënë dorëheqjen. Ai ia ka paraqitur kërkesën për dorëheqje Këshillit të Lartë Gjyqësor më 17 korrik.

“Trupa e cila gjykon mua dhe kolegët e mi të nderuar  të cilët kanë mbajtur pesha nga më të vështira dhe të rënda, është në nivel që lë për të dëshiruar, si në aspektin profesional, në formimin e përgjithshëm, si dhe në lidhjet që kanë me politikën (80% e tyre kanë qenë nëpunës të kësaj administrate).

Për këto arsye kërkoj të heq dorë në mënyrë të parevokushme nga statusi i gjyqtarit, dhe njëkohësisht dhe Gjyqtar i Gjykatës së Apelit, dhe për rrjedhojë edhe të anëtarit të Kolegjit Zgjedhor, thuhet në kërkesën e Gjonit drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303