fbpx

A do të shpëtojmë nga i ftohti? Ja çfarë thonë sinoptikanët

eba42dee-a58e-4f5c-ac37-87285c297b77.jpg

Vendi është i mbuluar nga bora dhe i pushtuar nga temperaturat e ulëta. Por “Meteoalb” vjen me lajme të mira.

Sinoptikanja Adiola Bani është shprehur se duke filluar nga nesër temperaturat do të pësojnë një rritje në mesditë, pavarësisht se mëngjeset janë në vlerat minus.

“Në zonat malore të Ersekës temperaturat kapin vlerat e minus 10 gradë celsius, ndërsa në qytet -9. Kjo ulje temperaturash ka nisur që mbrëmjen e djeshme. Ndërkohë në Tiranë temperaturat ishin -1.6 gradë celsius. Dita e sotme është dita më e ftohtë e kësaj jave. Pritet një rritje e lehtë e vlerave termike nesër me 2 gradë. Mëngjesi nesër do të jetë minus -6 deri në – 7 gradë dhe më pas në mesditë do të ketë një rritje deri në 6 gradë. Ditën e hënë do kemi reshje dëbore, kryesisht në zonat e malore. Ditën e martë do të rriten temperaturat. Kjo situatë do të na shoqërojë deri të premten. Dita e premte sjell rikthim në vlerat normale të dimrit me rritje temperaturash, pasi do të kthehen edhe vranësira”, tha Bani.

/Real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303