fbpx

A do t’i japë Policia leje Presidentit Meta për tubimin e 2 marsit? Flet Elisa Spiropali

440970609ffb4e22575beb116a342450_L.jpg

Ministrja Elisa Spiropali është pyetur mbrëmjen e sotme nëse Policia e Shtetit do t’i japë Presidentit Meta leje për tubimin antiqeveritar të paralajmëruar sot nga ky i fundit, në datë 2 mars.

E ftuar në ‘Real Story’, Spiropali tha se leje mund të marrë kushdo, por në këtë rast problemi sipas saj është se Meta po tenton të bllokojë goditjen e krimit, negociatat dhe procesin e rindërtimit.

‘Leje? Lejen e ka çdo qytetar për të bërë protestë. Nuk është ky problemi. Problemi është se tan që po goditet krimi në rrënjë, duke e goditur atje ku buron forca e krimit, duke goditur procesin e integrimin, Ilir Meta bën puç shtetit ndaj Lulzim Bashës për t’i marrë opozitën.

Po merr peng Lulzim Bashën. Basha thirret papritur në zyrën e Metës dhe del andej me mendët e tij. Ose është presion ose ai nuk mban dot qëndrime’, tha ministrja Elisa Spiropali.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303