A do t’i njohë Gjermania patentat shqiptare? Përgjigjet Edi Rama: Provimin e kaluam, por…

rama-2.jpg

Kryeministri Rama ka marrë një pyetje sot nga një mjek imazherist që punon në Gjermani në rubrikën e përjavshme “Pyet kryeministrin”. Pyetja kishte të bënte me faktin nëse Gjermania do të njohë patentat shqiptare.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria është në pritje të përgjigjes së Berlinit për njohjen e patentave, pasi provimin, tha ai, Tirana e kaloi me sukses.

“E di, ne tani kemi kaluar provimin e autoriteteve të inspektimit të standardeve të transportit sa i takon strukturës sonë të drejtorisë dhe degëve të saj të transportit, ku është bërë një revolucion.

Raporti me vlerësime jashtëzakonisht pozitive nga inspektimi i palës gjermane ka shkuar në Ministrinë Federale e cila e ka shpërndarë për të gjitha Landet sepse duhet që secili shtet përbërës ta aprovojë dhe pastaj leja shqiptare e drejtimit të njihet në të gjithë territorin e Republikës Federale. Ky është proces në duar të autoriteteve gjermane, sa na takon ne e kemi bërë detyrën tonë.

Besojmë se më shpejt se vonë do të vijë momenti i shumëpritur nga ti dhe shumë shqiptarë në Gjermani që mos të keni nevojë të bëni ato pagesat e kripura për patentën por të përdorni patentën shqiptare” tha ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303