fbpx

A do ulej në tryezë me Ramën për situatën nga pandemia? Flet hapur Lulzim Basha

Screenshot_15.png

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur për gazetarët, pas takimit që zhvilloi me përfaqësues të biznesit të vogël në Shkodër. Teksa ndodhej krah Voltana Ademit, Basha u pyet nëse do të pranonte të ulej në tryezë me kryeministrin Edi Rama për situatën e pandemisë.

Lidhur me këtë Basha tha se asnjë ditë nuk ka bërë politikë me pandeminë, ndërsa theksoi se propozimet e opozitës nuk janë dëgjuar.

“Për asnjë ditë të vetme PD dhe unë nuk kemi bërë politikë me pandeminë. Jemi të parët që kemi propozuar p,anin. Është e qartë se ata që kanë përgjegjësinë për të ndihmuar njerëzit nuk po bëjnë këtë, por duan të heqin vëmendjen nga pandemia. Unë kurrë politikën nuk e kam parë si qëllim në vetvete, Mendoj se edhe në opozitë mund tu shërbejnë njerëzve. Por të na kishin dëgjuar të jeni të sigurt se edhe gjendja e infeksioneve nuk do ishte kështu. Për rrjedhojë edhe numri i të sëmurëve. Gjendja nuk përballet duke u fshehur pas gishtit. Të gjithë e dimë që numri i atyre që humbin jetën në spitale por edhe jashtë është shumë i madh. Të shkunden nga propaganda. Pyetja që shtroj sot është edhe sa njerëz duhet të vdesin dhe sëmuren?”, theksoi kryedemokrati.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303