A do vazhdojë të bëjë humor nëse zgjidhet kryetar bashkie? Ja si përgjigjet Erion Isai

Aktori i njohur i humorit, Erion Isai do të kandidojë në zgjedhjet lokale të 30 qershor për bashkinë e Kolonjës.

Mirëpo, së fundmi ai është pyetur nga një fans në rrjetin social ‘Instagram’ lidhur me këtë çështje.

‘Po u bërë kryetar! Do bësh humor me njerëzit apo seriozitet?’, shkruan dikush.

Erioni i përgjigjet kështu: ‘Tjetër gjë skena, tjetër gjë realiteti. Unë dhe humorin e bëja shumë seriozisht, punoja shumë që ta realizoja atë. Mos harro se në këtë vend ka politikanë që janë tallur me njerëzit. Do të punoj seriozisht, për t’ju kthyer buzëqeshjen njerëzve. Faleminderit’./real-news.tv