fbpx

“A e dëgjon apelin e qytetarëve?”. Tabaku i drejtohet Ramës: Vendimi për shtyrjen e qirave, antikushtretues

Ish- deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ka quajtur anti-kushtetues vendimin e qeverisë për shtyrjen e pagesave të qirave për muajin prill dhe maj.

Tabaku tha se qeveria nuk ka të drejtë të ndërhyjë mes dy privatëve, qiramarrësit dhe qiradhënësit pasi shumë qiradhënës varen vetëm nga qeraja që marrin.

” Shtyrja e qirave është një lajm shumë i keq dhe nuk e kuptoj si është shkruar dhe është bërë në një dokument zyrtar. Është një akt që cënon demokracinë. Nuk duhet të lejojmë që situata aktuale të jetë shkas për të shkelur Kushtetutën. Nxit konflikt social për ata që janë më të varfër. Bëhet fjalë për persona që jetojnë nga qiraja dhe mbahen me qiranë. Të tërhiqen dhe të mbështesin biznesin e vogël. Asnjë vend tjetër nuk e ka bërë këtë model.

Duke filluar nga kryeministri dhe oligarkët që ai mbron duhet të jemi solidarë. Nga 120 milionë eurot. Nuk mund t’i ndërhyjë në buxhetin e tyre. Duhet menjëherë të alokojë nga buxheti i shtetit fonde për të mbështetur këtë kategori nga më të prekurat.

Në kishim planin për pagimin e qerave dhe për t ëpapunët. Paketë që e bën qeveria. Kanë gjetur subvencionet vendet e tjera për t’u paguar qeratë bizneseve të vogla. Në ktë periudhë krize duhet të jemi të vëmendshëm për demokracinë dhe s’mund të nxisim konflikt social. Shteti të pezullojë taksat dhe pagesat e taksave. Të ulë shpenzimet, të pezullojë koncesionet dhe të anulojë tenderat. Nuk mund të ndërhyjë mes dy privatëve. I bëj thirrje privatit kush ka mundësi ta ndihmojë biznesin e vogël por ja ta shkelë ligjin.

 

Shtyrja e kredive?

Unë nuk e di si është situata në banka sepse sigurisht është marrëdhënie mes palëve. Kjo masë duhej marrë se ësthë marrë në gjtihë Europën. Sektori bankar në Shqipëri ka qenë  i shëndetshëm. Vendimi i Këshillit Mbikqyrës ishte i përshtatshëm dhe shpresoj të ketë funksionuar dhe më shumë tek bizneset e vogla që varen nga një pagë që ndoshta tani nuk e kanë.

Duke pasur parasysh sturkturën ekonomike që ka Shqipëria, varet nga biznesi, turizmi, ka buxhet të lodhur dhe të korruptuar, nuk ka investime të huaja dhe në infrastrukturës. Duke parë se ekonomia do të bjerë me 4 pikë përqindje, atëhere duhen ndihmuar bizneset, turizmi, familjet dhe duhet të ishte këmbanë alarmi për Shqipërinë se do jetë një nga 13 vendet ku do ndihet më shumë kriza.

Në këtë situatë ku jemi ka nevojë të injektohet kapitali, të ulen taksat. Duhet ndihmuar për shumicën dhe jo për pakicën. Me shumë arrogancë qeveria nuk po e bën. Shpresoj të dëgjojë apelin e familjeve dhe të bëjë një paketë të dytë ekonomike.”- tha Tabaku.