A e dini cila është metoda më e mirë për tu depiluar?

Alternativat për depilimin janë të shumta por ka femra të cilat kanë probleme me lëkurën dhe qimet, qime të cilat ngelen në lëkurë dhe shkaktojnë infeksion, qime të dukshme dhe të shumta prandaj depilimi nuk është i mjaftueshëm për ju. Kjo është arsyeja pse shumica e femrave zgjedhin këtë alternativë: heqjen e qimeve me laser. Kjo ndihmon në rrallimin dhe eliminimin e qimeve të padëshiruara, duke e mbajtur lëkurën e trupit të butë.

Ky është një proces që kalon përmes disa seancave dhe çmimi që ka është shumë i shtrenjtë, por në fund rezultati ia vlen. Procesi i heqjes së qimeve me laser është i thjeshtë: përfshin përdorimin e dritës të fokusuar mbi folikulet e qimeve, duke bërë që ato të absorbojnë dritën dhe të shkatërrojnë qimet. Metoda e heqjes së qimeve me laser konsiderohet të jetë një nga format më të sigurta të heqjes së qimeve.

Por kujdes, nëse keni një lëkurë të ndjeshme, këshillohet që ta provoni fillimisht në një vend ku lëkura është më pak e ndjeshme për të parë reagimin ndaj laserit. Gjithashtu kujdes vendet ku shkoni për të kryer laserin, duhet të jenë të licensuara me profesionistë të vërtetë.