fbpx

A e dini cili është trendi më i ri i lyerjes së syve?

8b600113a9589ef3bb338eaceb23cbe1.jpg

Me siguri në koleksionin tuaj të make up-ve, duhet të keni një paletë sysh ngjyrë portokalli. Nxirreni që aty sepse do t’ju duhet.

Nëse s’e keni vënë re, të gjitha së fundmi kanë vetëm një ngjyrë si zgjedhje për të lyer sytë: portokallinë.

Përveç nuancave të tokës që janë shpëtimi i të gjithëve, portokallia ka momentin më të mirë të saj në sytë tanë. Për më tepër darkave, nëse përdorni nuancën me shkëlqim të saj.

Kjo ngjyrë shkon në çdo tip lëkure dhe jo më kot, një pjesë e mirë e vajzave të famshme e kanë kthyer në nuancën e preferuar.

Syri del më në pah, më i plotë dhe fytyra merr pamje më të ngrohtë.

Nuk keni nevojë për grim të rëndë apo penel. Mjafton kjo ngjyrë, pak rimel, një buzëkuq dhe gati për të ‘sunduar’ botën.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303