“A e dini se çfarë ka ndodhur sot?”. Teliti lëshon akuzat e forta ndaj qeverisë….

Dorian_Teliti-700x466.jpg

Eksperti i ekonomisë, Dorjan Teliti në emisionin “Në fokus”, ka deklaruar se qeveria vetëm ditën e sotme ka paguar gjashtë fatura të koncesionit të inceneratorit të Tiranës, mbi 800 mijë euro.

 “A e dini se çfarë ka ndodhur sot dhe normalisht ju prisni lajmin se sa persona kanë marrë pagën e 400 mijë lekëshit. Ju prisni lajmin se sa nga ato familjet kanë marrë ndihmën ekonomike, asgjë nuk është paguar sot, ama janë paguar gjashtë fatura të koncesionit të inceneratorit të Tiranës. Janë paguar ekzaktësisht 844 mijë euro. Pardje, janë paguar mbi 1 milionë euro për inceratorin e Fierit. Ja ku shkojnë parat tona”, tha ai.

Sipas tij, kontratat tërësisht klienteliste, para që në vend që të vihen në xhepat e qytetarëve shqiptar, biznesit të vogël, të mesëm apo atij të madh, në formën e subvencionit, të mbështetjes direkte dhe të uljes së taksave, shkojnë për një grup personash.

Ai theksoi se për biznesin nuk është thjesht mbështetja me lukuiditet, por qeveria mund t’ia ulë barrën fiskale në mënyrë që ato pak para që i kanë të mos i çojnë në arkën e tatimeve apo doganave, por t’i fusin në xhepin e tyre për të bërë investime.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303