A e dini se stresin mund ta kuptoni vetëm nga sytë?

green_eyes_unsplash_600.jpg

Studimet e fundit kanë zbuluar se duke parë sytë e një njeriu mund të zbuloni nëse janë apo jo të stresuar.

Shkencëtarët thonë se bebja e syrit ndryshon shumë shpejt kur ne ndodhemi përpara një situate stresuese.

Ata shpresojnë se kjo mund të çojë në shpikjen e një mekanizmi, që të përdoret nga të gjithë shefat për të kuptuar stresin tek të gjithë punonjësit.

Ka shumë njerëz që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor dhe më në fund është gjetur një metodë për të matur stresin.

Një nga shkencëtarët kryesues të këtij studimi tha se madhësia e bebes së syrit mund të jetë një “çelës” për matjen e stresit.

Nga të gjitha matjet, krahasimet e bëra, u zbulua se bebja e syrit ndryshon në mënyrë jonormale kur një njeri është i stresuar.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303